Çfarë po bëhet me albumin e shumëpritur të Rihanna-s?

Çfarë po bëhet me albumin e shumëpritur të Rihanna-s?
Burimi i fotografisë: Kevin Mazur/Getty Images for Savage X Fenty Show Vol. 2 Presented by Amazon Prime Video

Viti i ri, një album i ri nga Rihanna? Fansat nuk humbën kohë për të kërkuar albumin e ri, kur Rihanna ndau disa fotografi në Instagram, duke listuar edhe disa nga qëllimet që ajo ka për 2021-tën, shkruan Billboard, transmeton Insajderi.

Të gjithë me padurim po presin për një album të ri nga këngëtarja, që ka vjet që nuk ka lansuar materiale të reja muzikore.

“Qëllimi yt për këtë vit duhet të jetë një album i ri”, i komentoi një ndjekës – koment ky që këngëtarja nuk e mori aspak mirë.

“Ky koment i përket vitit 2019. Rritu!”, i ktheu artistja përgjigje.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, ajo foli pak për albumin e saj të ri, kurdo që do të lansohet.

“Unë bëj muzikë pop, bëj atë, bëj këtë por nganjëherë mendoj se çfarë më bën të lumtur”, ishte shprehur ajo. “Dua thjesht të bëj qejf me muzikën. Gjithçka është e rëndë. Kjo botë në të cilën jetojmë është e vështirë. Është e tepër çdo ditë. Kurse muzikën, atë po e përdor si zërin tim”.

Deri më tani, ajo akoma nuk ka dhënë shenja se lansimi i albumit mund të jetë afër. /Insajderi.com