Çfarë veshi Nora Istrefi në gostinë e mikut të saj të ngushtë?

Së fundmi, miku i ngushtë i Nora Istrefit, Arbër Bytyqi festoi ditëlindjen e tij në një darkë që shtroi për familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë. Natyrisht që Nora Istrefi u shfaq plot stil, shkruan Insajderi.

Çfarë veshi Nora Istrefi në gostinë e mikut të saj të ngushtë?

Një nga miqtë më të afërt të artistet është grimeri i njohur, Arbër Bytyqi i cili së fundmi festoi ditëlindjen. Nora Istrefi nuk njihet për aktivitet të shpeshtë në rrjete sociale, duke ndarë më rrallë me ndjekësit e saj.

Mirëpo në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo hodhi disa fotografi duke shkruar se ishte ftuar në darkën e mikut të saj. Në foto ajo shfaqet me një stil më minimalist, me prerje rrobash që komplimentonin format e saj të trupit.

Një palë xhinse blu klasike dhe një bluzë-korset të bardhë nga Wolford që kushton 155 dollarë.

Tonalitetin e luksit ajo e vendosi me taket e saj nga marka Christian Louboutin që kushtojnë 945 dollarë dhe një qafore masive plot shkëlqim nga Alessandra Rich që kushton plot 675 dollarë. /Insajderi.