Cher flet për lëvizjen #FreeBritney dhe thotë që ajo është duke u keqpërdorur për paratë e saj

Cher flet për lëvizjen #FreeBritney dhe thotë që ajo është duke u keqpërdorur për paratë e saj

Cher është përfshirë në debatin lidhur me Britney Spears dhe gjendjen e saj që ka shkaktuar mendime shumë kontradiktor.

Cher ka pyetur “a është dikush që fiton para prej gjendjes së saj të sëmurë që dëshiron që ajo të shërohet”?

Më herët gjatë këtij viti, Cher pyeti se si është e mundur që Britney lejohet të punojë, përderisa ende ka nevojë për një mbikqyrës për t’u kujdesur për të, raporton The Sun, shkruan Insajderi

Paratë, shëndeti dhe rutina ditore e Britney Spears janë të kontrolluara nga babai i saj Jamie Spears, që nga vitit 2008.

Shumica e lavdëruan Cher që është duke avokuar në rastin ku një grua është duke u ‘keqpërdorur’ nga familja e saj.

Përpos Cher, edhe Paris Hilton para pak ditësh u shpreh se po i thyhet zemra që “Britney është duke u trajtuar si një fëmijë”, ndërsa American Civil Liberties Union (ACLU) u ofrua për ndihmë ndaj saj.

Mirëpo lëvizja #FreeBritney, pavarësisht që mund të ketë të vërteta, mbetet shumë kontradiktore. Kjo lëvizje tenton të gjejë kuptime të fshehura në mesazhet e saj dhe i interpretojnë sipas kësaj teorie konspirative./Insajderi.com