Chiara Ferragni sjell në jetë fëmijën e dytë

Chiara Ferragni sjell në jetë fëmijën e dytë

Blogerja dhe dizajnerja italiane Chiara Ferragni dhe burri i saj, reperi Fedez, njoftuan në rrjetet sociale lindjen e vajzës dhe zbuluan emrin e saj: “Vittoria jonë”, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Ferragni, me gati 23 milionë ndjekës në rrjetin social, kreu lindjen këtë të martë në Milano pas 39 javësh shtatzëni dhe pas disa ditësh duke bërë shaka për lindjen e vonuar të vajzës.

Vittoria është fëmija i dytë i çiftit. Ata kanë edhe një djalë, Leone, i cili sapo mbushi 3 vjet dhe është bërë protagonisti kryesor dhe ylli i profileve të prindërve të tij në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)