Të shtunën, modelja 34 vjeçare dhe moderatorja Chrissy Teigen komentoi në një postim në Instagram të shprënndarë nga një llogari e quajtur Betches Media e cila ndan material me përmbajtje komike.
Një postim në lidhje me trajtimet bukurisë mes pandemisë së vazhdueshme i solli një buzëqeshje modeles,pas lajmit tragjik se djali i saj i vogël, i quajtur Jack, kishte vdekur në fund të muajit të kaluar.
Postimi ishte një ri-postim i një cicërimë në të cilën lexohej: “Sapo prenotova një takim për depilimin e vetullave dhe jam i ngazëllyer që do të vië një maskë kështu që nuk duhet të dëgjoj, a doni t’i depiloni mustaqet gjithashtu? ”
Duke vlerësuar humorin, Chrissy komentoi: “Më në fund, më bëtë të qesh. Faleminderit.”
Komenti nxiti mesazhe mbështetje për Chrissy, me shumë komentues që shprehën dhembshuri për tragjedinë e saj familjare.
Një ndjekës komentoi në përgjigje: “Ne të duam shumë, Chrissy”
Ndërsa një tjetër shkruante: “ju dërgojmë shumë dashuri”.
Menagjuesi i llogarisë Betches shkroi: “është një nder dhe një privilegj” së bashku me një emoji zemër të kuqe./Insajderi.com