Chrissy Teigen në kujtim të foshnjës së saj të ndjerë

Chrissy Teigen në kujtim të foshnjës së saj të ndjerë

Modelja, Chrissy Teigen do të mbajë gjithnjë afër kujtimin për të birin e saj të ndjerë, njofton Insajderi.

Ajo së fundmi, zbuloi një homazh prekës për djalin e saj dhe burrit John Legend, të cilin ata e humbën pas 20 javësh të shtatzënisë.

Teigen ndau një fotografi të çiftit që mbanin duart, duke zbuluar një tatuazh të ri në kyçin e saj, i cili përmbante emrin e Jack të shkruar me shkronja kursive.

Chrissy Teigen tattoo

Tatuazhi ndodhet pikërisht mbi një tatuazh tjetër që Chrissy bëri për nder të familjes së saj, e cila lexon “John – Luna – Miles”, Edhe John Legend ka një tatuazh që përputhet me emrat, “Chrissy – Luna – Miles”.

Javën e kaluar, Teigen njoftoi kthimin e saj në mediat sociale pas një pauze të shkurtër pas humbjes së saj tragjike të shtatzënisë. /Insajderi.com

Burimi: People