Ciara sjell në jetë foshnjën – Pranon dhuratë nga modelja shqiptare

Ciara sjell në jetë foshnjën – Pranon dhuratë nga modelja shqiptare

Më pak se një javë më parë, këngëtarja e famshme Ciara dhe bashkëshorti i saj atleti i Seattle Seahawks Russell Wilson njoftuan se fëmija i tyre i tretë kishte mbërritur. Emri i tij: Win Harrison Wilson.

View this post on Instagram

I Love You

A post shared by Ciara (@ciara) on

Ciara, në një maskë të zezë me shkëlqim pas lindjes, i këndoi Win-it “Happy Birthday” në postimin e saj në Instagram.

Kurse tani që nëna dhe foshnja janë kthyer në shtëpi, ajo ka pranuar dhurata të shumta, përfshirë këtu edhe një dhuratë nga modelja shqiptare Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, njofton Insajderi.

Duket se familja e këngëtares me famë botërore dhe familja e Eminës kanë raportë tejet të afërta, meqenëse Ciara publikoi në llogarinë e saj një buqetë lulesh që pranoi nga familja Nazarian, ku shfrytëzoi rastin t’i falënderonte. /Insajderi.com