Çifti fejohet në skenë, teksa Rita Ora është duke përformuar

Çifti fejohet në skenë, teksa Rita Ora është duke përformuar

Stina e verës për Rita Orën është çdo herë e stërmbushur me koncerte.

Ajo gjithë kohën poston foto dhe video të performancave të saj në koncerte madhështore nëpër botë.

Mbrëmë ajo ka postuar disa video ku as shiu nuk e ka ndaluar atë që ta mbajë koncertin e paralajmëruar në Perth të Australisë.

Madje, gjatë koncerit Rita i kishte dhënë hapësirë një çifti që të fejohen në skenë.