Kelly Clarkson dhe burri i saj Brandon Blackstock kanë prezantuar terapinë te fëmijët e tyre si një mënyrë për të përballuar divorcin e tyre, njofton Insajderi.
Clarkson dhe Blackstock, kanë dy fëmijë të moshave 6 dhe 4 vjeçare. Në qershor të këtij viti, këngëtarja nisi procesin e divorcit pas 7 vjetësh martesë.
Së fundmi ajo folur hapur se si familja po përballonte të gjithë situatën, dhe zbuloi se fëmijët e saj po marrin terapi, për të mbrojtur ‘zemrat e tyre të vogla’.
“Është sikur të zgjohesh një ditë dhe të mendosh: ‘Uau, kjo ka ndryshuar përgjithmonë, dhe jo vetëm zemra ime, ka edhe zemra të vogla gjithashtu”, tha këngëtarja në një intervistë për “Extra”.
Ajo më pas vazhdon: “Kemi shumë ndihmë sa i përket terapistëve dhe psikologëve të fëmijëve, sepse duam ta bëjmë si duket këtë”.
Këngëtarja po ashtu pohoi se në këtë kohë të vështirë, ajo po mbështetet te familja dhe miqtë. /Insajderi.com
Burimi: Fox News