Çdo gjë ka marrë fund për Larsa Pippen dhe Malik Beasley.
Sipas “Page Six”, çifti janë ndarë pas katër muajsh që kur u panë për herë të parë si çift, njofton Insajderi.
“Larsa po merr veten nga një muskul i këputur në këmbë dhe po vazhdon punën e saj”, tha një burim për median.
Burimi gjithashtu shtoi se ata të dy e kaluan bashkë ditën e Shën Valentinit dhe komunikojnë ende mirëpo nuk janë më një çift.
Çifti u bënë bashkë në kohën kur Beasley po divorcohej nga gruaja e tij, Montana Yao.
Në anën tjetër, Larsa gjithnjë ka këmbëngulur se ata të dy u bënë bashkë, kur Beasley ishte ndarë nga bashkëshortja. /Insajderi.com