Çifti i parë që doli nga “Për’puthen” i japin fund lidhjes

Çifti i parë që doli nga “Për’puthen” i japin fund lidhjes

Formati i “Për’puthen” është kthyer në fenomen tani që ka më se dy muaj që ka nisur sezoni i dytë. Duhet theksuar se edhe sezoni debutues i formatit teksa ishte pjesë e emisioni “E Diell”, pati krijuar një impakt të madh, njofton Insajderi.

Një format pak më ndryshe se ky që po ndiqni tani, Për’puthen 1 prodhoi mjaft sensacione, e ndër ta ishte padyshim edhe çifti që u përputhën dhe dolën nga programi, Ina Kollçaku dhe Geri Bardhi.

Ina dhe Geri ishin çifti i parë që u krijua në këtë format, ndërsa fundin e rrugëtimit të tyre e konfirmoi asokohe vetë Ina në llogarinë e saj në Instagram.

“Sot perfundon rrugetimi im dhe i @geribardhi në Për’Puthen! Do te ngelet gjithmone nje nga eksperiencat me sfiduese për mua! Faleminderit shume për mbeshtetjen tuaj! ♥️”- shkruan Ina krahas fotove me Gerin.

Por dyshja nuk janë më bashkë, dhe këtë e konfirmoi Ina gjatë një sesioni pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Çifti janë ndarë dhe sipas Inës, shkaku i kësaj ishte se ata të dy kishin interesa të ndryshme për të ardhmen. Po flasim për diferenca që ish-çifti nuk mundi të tejkalojë. /Insajderi.com