Çifti Obama po sjellin një serial komedi inspiruar nga kaosi pas hyrjes së Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

Çifti Obama po sjellin një serial komedi inspiruar nga kaosi pas hyrjes së Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

Barack dhe Michelle Obama do të prodhojnë një seri të re komedi në Netflix bazuar në “kaosin”, i cili pasoi kur Donald Trump u bë president i SHBA-së në vitin 2016, njofton Insider, transmeton Insajderi.

I quajtur “The G Word”, seriali do të fillojë xhirimet në fillim të vitit 2021 dhe bazohet në librin e Michael Lewis “Rreziku i Pestë”, të drejtat për të cilat çifti blenë në vitin 2018, sipas Deadline.

“Rreziku i pestë” është një libër jo-fiktiv që shqyrton “tranzicionin presidencial të administratës së Trump”, sipas Goodreads.

“Fjala G” është vendosur të jetë komedi pjesë-dokumentare, pjesë-skeçe. Ai do të përshfaqë qeverinë, duke shqyrtuar nëse është “një fjalë e ndyrë ose një institucion i besuar”, sipas Deadline.

Obamat dhe kompania e tyre “Higher Ground Productions” nënshkruan një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix në vitin2018. Projekti i parë i tyre, “Fabrika Amerikane”, fitoi Oskarin për dokumentarin më të mirë në vitin 2020. /Insajderi.com