Cila është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

Cila është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

Brad dhe Jennifer do të festonin 20 vjetorin e martesës, nëse nuk do të ndaheshin në vitin 2005.

Edhepse shumica besojnë që dashuria e Brad për Angelina Jolie-n ishte arsyeja e ndarjes, ka elemente që e kundërshtojnë këtë teori, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Në një intervistë të vitit 2003 për W Magazine Jennifer rrëfen dyshimet e saj: “A është ai dashuria e jetës sime? Mendoj që kjo është një gjë që gjithmonë mbetet dyshuese. Nuk e di,  unë kurrë nuk kam qenë personi që thotë ‘Ai është dashuria e jetës sime’. Ai sigurisht që është një dashuri e madhja e imja dhe ne kemi një lidhje speciale, në këtë industry dhe jetë kaotike. Ai më njeh mirë dhe më do ashtu si jam. Dashuria është një lloj pune dhe ne duhet të zgjedhim atë që është më e rëndësishmja për neve.”

Sipas Brad një prej arsyeve ishte edhe presioni i famës. Ai u bë një yll i madh në vitet e 90’ ndërsa Jennifer me rolin e saj në “Friends”.

“Unë i kalova gjithë ato vite duke tentuar të fshihem dhe mendoj që e gjithë kjo ka ndikuar për keq. Filloi të më mundoj fakti që kaloja gjithë atë kohë para TV me një joint në dorë, duke u fshehur. Mendoj që edhe martesa kishte të bëj me këtë. Mendoja që është një gjë që nuk ishte,” kishte thënë aktori në një intervistë.”/Insajderi.com