Cila është arsyeja që Ledjana u largua nga “Përputhen”?

Cila është arsyeja që Ledjana u largua nga “Përputhen”?

Ish-konkurentët, Ledjana Prenga dhe Melisa Lleshi, që disa ditë janë përfshirë në një debat të fortë virtual me njëra-tjetrën, përcjell Insajderi.

E gjitha kjo nisi për shkak se Melisa e cilësoi Ledjanën si njeriun më falso në emision, gjatë një interviste televizive, ku ajo u pyet se cili nga konkurrentët është më falso.

Melisa hodhi akuza se Ledjana shtiret, pasi prej kohësh është në një lidhje jashtë emisionit me një person që jeton në Belgjikë.

Ndërkohë pas kësaj përplasjeje, Ledjana ka marrë vendim që të largohet përfundimisht nga emisioni “Për’puthen” dhe ka bërë një paralajmërim për të gjithë ata që e akuzojnë për lidhje jashtë emisionit.

“Jam akuzuar 2 herë në atë program për martesë të rremë pa asnjë provë, ndaj kjo është një pabesi dhe thotë kam bomba për Ledjanën, betohem në Zot se sot është dhe ditë e shenjtë se ka për ta paguar shtrenjtë”, ka shkruar Ledjana në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë, ajo është shprehet se vendimi i saj për largimin nga emisioni nuk ka fare lidhje me Mevlanin.

Se a do të vazhdojnë takimet jashtë Lediana dhe Mevlani mbetet të shihet./Insajderi.com