Dridhem ishte kënga që i dridhi të gjithë për gjatë vitit 2004, vetëm 19 vjeçare e ardhur nga Amerika për ta pushtuar Kosovën, kjo ishte Gentiana Ismajli apo e njohur për publikun si Genta.
Genta u prezantua për herë të parë para publikut me këngën “Dridhem”, padyshim kjo këngë u bë një hit i pa diskutueshëm i asaj kohe.
Nuk ishte vetëm kënga që mori vëmendje, ishte edhe stili ndryshe i Gentës.
Për herë të parë publiku shqiptar po shihte një këngëtare vendore me një stil atraktiv dhe me një vallëzim me ndryshe, por vëmendje të madhe mori edhe vathi që kishte në kërthizë këngëtarja.
Edhe pse nuk ishte ndonjë detaj i madhe, për publikun shqiptar një gjë e tillë ishte e re dhe komentohej mjaft shumë.
Ja disa pamje të Genta Ismajlit nga 2004-ta: