Ish-konkurentet e “Për’puthen”, Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj, pas daljes nga programi për të vazhduar njohjen jashtë, për herë të parë i bënë bashkë në një intervistë. Dyshja ishin të ftuar në “E diel” më 23 maj ku folën mbi temën “50 hijet e Atdheut dhe Sarës”. Në program si çdo puntatë pjesë e saj ishte edhe Ana Lleshi, e cila doli nga programi me një puthje nga Atdheu duke mbetur pengë një histori dashurie që kishte filluar mes tyre. Ndërsa, për këtë puthje dhe në lidhje me ndjenjat e këtyre të fundit u përfol në prani të Sarës ku u krijua një situatë jo dhe e këndshme. Mbi këtë puthje mendimin e saj e shprehu dhe ish-konkurentja e parë e programit, Shqipe Hysenaj, e cila tha nuk iu kishte dukur e puthje e ndjerë, ndërsa Ana e mohoi menjëherë këtë gjë, e cila ceku se mes saj dhe Atdheut kishte pëlqim të fortë. Po ashtu, dhe Atdheu tha se e ka shijuar atë puthje pasi në atë kohë Ana i pëlqente, por që tani ka ndjenjapër Sarën. Atdheu ceku se në momentin që ka hyrë Sara ai ka ndjerë një shkëndij mes tyre, e këtë gjë e komentoi dhe Ana e cila tha se “në momentin e hyrjes së Sarës në program atij i shkëlqyen sytë”. Sara dhe Atdhe po vazhdojnë me njohjen jashtë duke mos e mohuar se ndjehen mirë në krah të njëri tjetrit. /Insajderi.com