
Tuna edhe nëse nuk është e pranishme me hite, nuk kalon shumë kohë pa u përmendur për mirë apo edhe për keq prej kolegeve të saj.
Enca Haxhia, këngëtarja që mbi të gjitha u bë e famshme prej formave të saj trupore dhe klipeve erotike ishte e ftuar në Klan Kosova.
Ajo foli për raportet me kolegët e saj të estradës, e mes tyre përmendi edhe Tunën.
“Nuk është se kemi një miqësi, apo raport të vazhdueshëm. Por, kur kam qenë adoleshente ka qenë prej artisteve të mia të preferuara”, u shpreh Enca duke folur për Tunën.
Enca i kishte dalë hapur në përkrahje Tunës kur ajo ishte kryqëzuar nga fansat për paraqitjen kontraverse në emisionin “Xing me Ermalin”.