Cili është vendimi i Tea Trifonit nëse Andi Shehi vendos të largohet nga “Për’puthen”?

Cili është vendimi i Tea Trifonit nëse Andi Shehi vendos të largohet nga “Për’puthen”?

Për të gjithë ata që ndjekin rregullisht programin e dashurisë “Për’puthen”, e dinë se Andi Shehi ka marr pak pushim nga emisioni për shkak të problemeve shëndetësore, njofton Insajderi.

Por gjithçka mori një hije dyshimi ndërsa emisioni vijonte si gjithnjë pa atë prezent, sakaq ai ishte shumë aktiv në rrjete sociale duke publikuar video dhe fotografi nga lokalet që frekuentonte.

Nisi dyshimi: Andi është i sëmurë sa të mos shfaqet në emision, por jo aq sa të dalë në lokale?

Pikërisht kjo u shqyrtua në puntatën e fundit, ku në hyrje të emisionit Bora Zemani zbuloi se asnjë nga stafi nuk ka mundur të kontaktojë me konkurrentin.

Në anën tjetër, Tea Trifoni vazhdon të shfaqet në emision ndonëse të dy kanë pranuar se janë ekskluziv për njëri tjetrin, dhe ajo asnjëherë nuk ka dhënë indikacione se nuk do të shfaqet më në emision.

Tea thotë se ai ka pasur probleme shëndetësore me një infeksion të rëndë në bajame, dhe pranon se e di arsyen pse Andi refuzon të kontaktojë më stafin. Bëhet fjalë për një hatër mbetje mes tij dhe produksionit, por nuk preferon që të jetë ajo e cila do ta zbulojë.

Ndërkohë që shikuesit janë kureshtarë të dinë për të ardhmen e Teas në program nëse Andi merr vendimin të largohet.

Në një sesion pyetjesh përgjigjesh në Instagram, njëri nga ndjekësit e saj e pyet, “Kur do të vijë Andi? Nëse nuk vjen a do dalësh nga Për’puthen?”

Ajo i ktheu përgjigje shumë shkurt duke shkruar, “Sigurisht që po”. /Insajderi.com