Çiljeta ia nis namazit

Çiljeta ia nis namazit

Çiljeta Xhilaga është e vendosur që të tregojë devotshmërinë e saj ndaj fesë myslimane.

Këngëtarja ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet e mbuluar me shami, ndërkohë që shkruan: “Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnë kurrizin e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon. Imami Shafiu. Koha për namaz”.

Në vazhdën e këtij postimi, Çiljeta ka publikuar një tjetër foto ku shihet të kryejë ritin përkushtues të fesë myslimane, që është pikërisht falja e namazit.

Risjellim në vëmendje se Çiljeta e tregoi publikisht besimin e saj fetar vetëm pak kohë më parë, përmes postimeve të ngjashme.

Capture-215