Çiljeta Xhilaga mohon lajmin për shtatzëni: “Goli ende s’është shënuar”

Çiljeta Xhilaga mohon lajmin për shtatzëni: “Goli ende s’është shënuar”

Gjatë ditë së djeshme, media të shumta raportuan se Çiljeta është në pritje të ëmbël dhe se po bëhet nënë për herë të dytë.

Këto lajme erdhën referuar një burimi të Kids-Time, ku raportonin se këngëtarja është shtatzënë. Prej tre vitesh bashkë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha, po bëhen përsëri prindër.

Mirëpo lidhur me këto lajme, Çiljeta reagoi gjatë ditës së sotme duke thënë se ndonëse një lajm i bukur, është larg së vërtetës.

“Faleminderit që na zgjuat me një lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do të ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Instagram.

Çifti ndërkohë kanë dy djem, nga martesat e mëparshme, Fernandon (Çili) dhe Bekon (Albani). /Insajderi.com