Ditëve të fundit, mediat kanë raportuar se Çiljeta Xhilaga ka raportuar në një intervistë se ajo ka ndryshuar qëndrimet e saj politike, dhe tani është pozicionuar karshi Edi Ramës, njofton Insajderi.
“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, ishte deklarata që citohej pa zbuluar se ku e kishte thënë këtë këngëtarja.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xhilaga përgënjeshtroi deklaratën që qarkulloi në media.
Ajo thotë se nuk do të flasë asnjëherë publikisht për bindjet e saj politike por pohon se ajo nuk është larguar asnjëherë si e zhgëjyer nga Partia Demokratike.
“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkroi ajo në postimin e saj. /Insajderi.com