Çka fshihet pas serialit Korean që përmend koronavirusin në vitin 2018?

Çka fshihet pas serialit Korean që përmend koronavirusin në vitin 2018?

Me shpërthimin e pandemisë shumë teori u shpërndanë në rrjete sociale e shumë video e një që miro më shumë vëmendje ishte një sekuencë në serialin e vitit 2018 “My Secret Terrius”.

Në të flitej për koronavirusin dhe efektet e saj, e mijëra njerëz e shpërndanë duke thënë se kjo ishte e planifikuar dhe parashikohej që në serial.

Mirëpo, Snopes.com zgjeron më tepër horizontin në këtë projekt i cili NUK FLET PËR COVID-19 mirëpo për koronavirus, e si term nuk është i ri pavarësisht që shumica e kemi dëgjuar për herë të parë këto muaj të fundit.

Shkencëtarët koronavirusët i kanë identifikuar në vitet e 60-ta, e po ashtu ka pasur shpërthime globale të tyre të njohura si MERS në vitin 2012 dhe SARS në vitin 2002.

Ekzistojnë shumë lloje të koronavirusëve që njihen ndër vite, e ndërsa jo të gjitha e shkaktojnë COVID-19./Prive.al