Çka i tha Elhaida Dani Dua Lipës?

Çka i tha Elhaida Dani Dua Lipës?

Dje në koncertin e madh që u mbajt në teatrin “Argentina” në Romë të Italisë për nder të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ishin të pranishëm shumë figura të rëndësishme shqiptare e mes tyre disa prej këngëtarëve më të ndëruar të kombit.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Ermal Meta e Elhaida Dani janë vetëm disa nga këngëtarët që interpretuan para publikut.

Këngëtarja shqiptare e suksesshme në Itali, Elhaida Dani, e cila interpretoi këngën e famshme italiane “Adogia”, ka pasur rastin që në prapaskenë të takohet me artisten e famshme shqiptare, Dua Lipën.

View this post on Instagram

Dua të dua! So proud of you ❤️

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

Dani ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, ku shfaqet gjatë takimit të saj me Duan.

Në mbishkrimin e fotografisë, Elhaida i bën një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare, duke i thënë se e do ashtu siç është edhe domethënia e emrit të saj.