Gentjana Ismajli dhe Altuna Sejdiu, apo siç njihen për publikun Genta dhe Tuna, janë dy nga këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare.
Genta dhe Tuna kanë arritur të qëndrojnë gjatë në top formë në industrinë e muzikë, duke realizuar hite të panumërta.
Karriera e tyre ka shkuar si paralelisht, nëse Tuna ka goditur me Piroman, Genta të njëjtën gjë e ka bërë me Kthehu.
Kur Genta është bërë melankolike me e Pa mundur, Tuna po ashtu me Bileta e kështu më radhë.
Të dy këngëtaret përveç që evoluan në muzikë, ato evoluan edhe në pamjen e jashtme të tyre.
Vitet shkuan por fytyrat e tyre nuk u plakën kurrë, a është “Photoshopi”, trajtimi i mirë i fytyrës apo ndërhyrjet estetike?
Sido që të jetë të dy divat e muzikës përkundër viteve arrijnë të duken çdo here e më bukur, ani pse pak më ndryshe por prape duken bukur.