Çka simbolizojnë bizhuteritë që Kate Middleton zgjodhi për funeralin e Princit Philip?

Çka simbolizojnë bizhuteritë që Kate Middleton zgjodhi për funeralin e Princit Philip?
Burimi i fotografisë: CHRIS JACKSON / POOL / AFP via Getty Images)

Kate Middleton mori pjesë në funeralin e saj të parë mbretëror e veshur me një fustan të zi 2,000 dollarësh nga Roland Mouret me një dekolte asimetrike, një maskë të thjeshtë të zezë dhe një kapelë kuti pilule me një vello rrjete. Ajo e kishte veshur më parë fustanin në një ngjarje në vitin 2018.

Rrëmbyesi i vëmendjes, megjithatë, ishte rreth qafës së saj, njoftoi The Daily Mail. Kate zgjodhi bizhuteritë e mbretëreshës për veshjen e saj solemne: vathë me margaritarë dhe një varëse me perla dhe diamante, e cila më parë është përdorur edhe nga vjehrra e ndjerë, Lady Diana.

Varësja, e cila iu dhurua mbretëreshës nga qeveria japoneze, nuk ishte një zgjedhje krejt rastësore.

Kate më parë e ka huazuar varësen për festën e 70-vjetorit të mbretëreshës dhe princit Philip në vitin 2017. Duke marrë parasysh këtë ngjarje, nuk është çudi që Kate i zgjodhi për të nderuar dukën e Edinburgh-ut dhe lidhjen e tij të veçantë me mbretëreshën.

Edhe vathët kanë domethënie, pasi iu dhuruan mbretëreshës nga Hakimi i Bahreinit si një dhuratë pas martesës së saj me princin Philip në vitin 1947. /Insajderi.com