Me 24 prill, Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë. Cifti i martuar mirëpritën në jetë një vajzë që i lanë emrin Nina.
View this post on Instagram
Emri i vogëlushes, Nina është një emër tradicionalisht femëror, dhe për një arsye të mirë: Në spanjisht do të thotë “vajzë e vogël”. Nina gjithashtu ka rrënjë në hebraisht dhe rusisht; në rusisht, Nina është një version i emrit Anne.
Kuptime të tjera përfshijnë “favor” dhe “hir”. Nina ishte gjithashtu emri i një perëndeshë oqeane Babilonase, dhe një perëndeshë Inkane e zjarrit.
Mami Arbenita gjithashtu ndau edhe dhuratën e parë të të porsalindurës së saj me anë të një postimi në Instagram.
Bukuroshja ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet një biberon i personalizuar në ngjyrë rozë, me emrin Nina të shkruar në një pllakë ari. /Insajderi.com