Jennifer Aniston ka një tatuazh ”11 11” në kyçin e dorës, dhe aktorja më në fund ka zbuluar kuptimin që ka.
Aktorja ndau një dedikimin për ditëlindjen e shoqes së saj më të mirë, Andrea Bendeëald, në Instagram, njofton Insajderi.
Si pjesë e dedikimit, Jennifer ndau një fotografi nga afër të tatuazheve “11 11” të njëjta që dy miket kanë, duke zbuluar se tatuazhi është një simbol i miqësisë së tyre.
Jennifer së pari prezantoi tatuazhin në vitin 2018, dhe vitin e kaluar një burim tha për revistën People se ajo e zgjodhi atë sepse ajo është “shumë shpirtërore” dhe se “numri 11 është gjithashtu i veçantë për të për shkak të ditëlindjes së saj dhe [qenit të saj të ndjerë] Norman”.
Qeni i dashur i Jen, Norman iku nga kjo jetë në vitin 2011 dhe ditëlindja e Jennifer është 11 shkurt, kështu që nuk është për t’u habitur që numri 11 ka kuptim të veçantë për të. /Insajderi.com