Pak ditë më parë, reperi pejan, Asdren Gjikolli që njihet me pseudonimin, Gjiko, i ftuar në emisionin “NIN”, u shpreh se ai nuk do donte që Milaim Zeka të ishte i ftuar në ndonjë emision që moderon bashkëshortja e tij, Elita Rudi, njofton Insajderi.
Në rubrikën e emisionit “Haje ose Thuaje”, Elita Rudi e pyet se cili i ftuar nuk të ka pëlqyer dhe nuk do doje ta intervistoja më. Ai përmend emrin e gazetarit, Milaim Zeka duke thënë, “Është i rëndë. Mund të shkojë në cfarëdo emisioni, por jo të gruaja ime”.
Por, çfarë fshihet pas kësaj?
Rreth katër vjet më parë, Elita intervistoi Zekën në një emision në Tribuna Channel. Gjatë bisedës, ai komentoi gjoksin e moderatores.
“Imagjino ti të jesh në ISIS, po të shihnin gjoksin tuaj, asnjë nga ata nuk do të na gjuanin dhe të na vrisnin. Do hipnotizoheshin”, shprehet gazetari, duke komentuar edhe këmbët e të ftuarës tjetër, Besa Gaxherrit. /Insajderi.com