Çmimi marramendës i shampanjave të Jay Z

Çmimi marramendës i shampanjave të Jay Z

Adhuruesit e shampanjës tani mund të gëzohen për risitë: reperi Jay Z ka një shishe të re me fluska.

“Ace of Spades” (Armand de Brignac) është marka e shampanjës së reperit të njohur Jay Z, e cila duket se do të bëhet edhe më prestigjioze, pasi që shampanja e re  do të kushtojë 850 dollarë për shishe.

Në vitin 2014, Jay Z rriti aksionet e tij të pronësisë në kompaninë e shampanjës, e cila është e vjetër me  shekuj. Armand de Brignac themeloi degën e tij të shampanjës në 1763, raporton Urbo.

Në vend se të ndjekej tradita për të shitur sa më shumë shishe të thjeshta, reperi Jay Z ka pajisur markën “Ace of Spades” me shishe luksoze me paketim të zbukuruar.