“Cocaine Bear”: Një film për ariun që hëngri 40 qese me kokainë

“Cocaine Bear”: Një film për ariun që hëngri 40 qese me kokainë
Burimi i fotografisë: Kompozimi: Getty Images

Filmi “Cocaine Bear” do të bazohet në një histori të vërtetë për një ari që hasi në dhjetëra qese kokainë në vitet 1980. Dhe kjo automatikisht e çon historinë nga “menjëherë gazmore” në  “potencialisht mjaft shqetësuese”, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Në dhjetor 1985, një ari po shëtiste nëpër pyllin kombëtar Chattahoochee-Oconee, duke bërë punë arinjsh, kur gjeti 40 thasë plastikë kokainë me vlerë 15 milionë dollarë. Kështu që i hëngri ato, dhe pastaj ngordhi.

Kontrolluesi mjekësor i cili bëri autopsinë e ariut tha se shkaku i vdekjes ishte: “Hemorragji cerebrale, dështim i frymëmarrjes, hipertermi, dështim i veshkave, dështim i zemrës, goditje në tru. “Barku i tij ishte mbushur me kokainë”, tha ai. “Nuk ka asnjë gjitar në planet që mund t’i mbijetojë kësaj”.

Ka të ngjarë që filmi të tregojë historinë se pse ariu gjeti kokainën.

Rezulton se njeriu që la kokainën në pyll ishte Andrew Thornton, një oficer i korruptuar i narkotikëve që ishte bërë kreu i një operacioni ndërkombëtar të kontrabandës së drogës. Megjithëse ai u arrestua për herë të parë në 1981, policia e la të lirë me shpresën se ai do t’i çonte ata drejt figurave më të fuqishme të lidhura me tregtinë e drogës, ndoshta edhe zyrtarë të qeverisë.

Sidoqoftë, ndërsa transportonte kokainë me aeroplan katër vjet më vonë, ai u ndesh me telashe me motorin. I frikësuar, ai hodhi sa mundi kokainë nga dyert e aeroplanit sa mundi dhe pastaj u evakuua me parashutë. Por parashuta nuk u hap si duhet dhe Thornton vdiq gati 80 kilometra larg në Knoxville, dhe pranë kishte afër 31 kilogramë kokainë, mijëra dollarë në para dhe tri armë. /Insajderi.com