Alketa Vejsiu realizoi mbrëmë ëndrrën e saj më të madhe dhe bëri krenar të gjithë shqiptarët duke u ngjitur në skenën e festivalit prestigjioz të Sanremos.
Sapo shkeli në skenën e Sanremos, Alketa u vendos në qendër të vëmendjes së të gjithë mediave e rrjeteve sociale, madje më shumë se Georgina, e dashura e Ronaldos.
Me sharmin dhe elegancën e saj, e veshur me fustan ngjyrë rozë që e bënte të dukej si një Barbie, Alketa padyshim sa i përket paraqitjes shkëlqeu.
Por prezantuesja tregoi se ndryshe nga të tjerat që u ngjitën në skenë, ajo di si ta mbajë gjallë publikun dhe mjaftuan ato pak minuta të prezantimit që Alketa të kthehej në një prezantuese të paharrueshme, ndonëse mesa duket produksioni e kufizoi të folurën e saj.
Pavarësisht dhjetëra memeve që qarkulluan në rrjet dhe komplimenteve, Alketa u bë kryefjalë e Sanremos mbrëmë duke eklipsuar edhe vetë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus.
Sot prezantuesja shqiptare është bërë edhe qendra e vëmendjes së mediave të huaja, ku një ndër më të njohurat “Corriere de la Sera” i ka kushtuar një shkrim Vejsiut duke thënë: “Alketa Vejsiu, prezantuesja shqiptare që pushtoi Sanremo“.