COVID-19: Aktori shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

COVID-19: Aktori shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktori shkodran, Guljem Radoja gjendet i shtrirë në reanimacionin e Durrësit në gjendje të vështrirë shëndetësore. Është mësuar se aktori ka kontraktuar virusin dhe qëndron i shtrirë prej ditësh në spital, njofton Insajderi.

Në lidhje me lajmin për gjendjen shëdetësore të aktorit, ka reaguar edhe skenaristi Bashkim Zahaj, i cili i ka kërkuar edhe ndihmë shtetit shqiptar që të tregohet i vëmendshëm ndaj aktorit dhe ta dërgoj jashtë shtetit për shërbim të specializuar.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai në Facebook.

Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij…

Posted by Bashkim Zahaj on Monday, April 19, 2021

 

Aktori 76 vjecar, përgjatë gjithë karrierës portretizoi më shumë se 30 role. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Ëedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit dhe “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. /Insajderi.com