COVID-19: Prindërit e Teuta Krasniqit shtrohen në spital

COVID-19: Prindërit e Teuta Krasniqit shtrohen në spital

Të sëmurë më COVID-19, prindërit e aktores, Teuta Krasniqi janë shtrirë në spital, njofton Insajderi.

Të dy, burrë e grua, Milazim dhe Edibe Krasniqi po trajtoheshin në shtëpi, por me rekomandimin e mjekëve trajtimi tyre do të vazhdojë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur, profesori në Fakultetin e Gazetarisë, Milazim Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Të respektuar miq, pas disa trajtimi në banesë nga COVID-19, sonte Edibja dhe unë u shtruam në spital. Po shpresojmë ta kalojmë me sukses këtë sprove të rëndë. Ndihma që mund të bëni për në është vetëm duaja juaj në këtë muaj të shenjtë. Faleminderit”, shkruan Krasniqi në postimin e tij. /Insajderi.com