
COVID-19 bëri botën lëmsh!
Virusi pandemik mbylli kufinj e shkatërroi ekonimitë, por jo edhe stilin luksoz të jetës së kë këngëtarëve e të famshmëve të tjerë shqiptarë.
Sa këtu e sa aty, Instagramet e VIP-ave shqiptarë, u mbushën me fotografi nga bregdeti. Ndoshta për ta ky virus ishte “shpëtimi” i momentit, meqë koncerte nuk po mbajnë, pse jo pak pushim!
Fundja, nuk po bëjnë gjë të jashtë-ligjshme apo jo?
Tayna e Rina Balaj, modelja Majlinda Zeka, moderatorja Arbana Osmani, këngëtari 2TON e modelja Morena Taraku, vetëm “izolimin” s’e kanë ndërmend ta bëjnë.
Të gjithë i ke buzë deti, e buzë pishinave e dikë në jaht duke shijuar ditët e fundit të qershorit.
Përndryshe, koncertet për artistët shqiptarë, janë “në peng”, meqë masat qeveritare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kanë anuluar çdo grumbullim të njerëzve për dasma e koncerte, deri me 1 Korrik. /Insajderi.com