Ç’pati Flori Mumajesi me postimin e tij të fundit në Instagram?

Kantautori shqiptar, Flori Mumajesi nuk është ndër personat më aktiv në rrjete sociale. Është kjo një arsye shumë e madhe se pse të gjithë fokusohen te artisti, në rastet kur poston, njofton Insajderi.

Ç’pati Flori Mumajesi me postimin e tij të fundit në Instagram?

Këtë herë postimi i tij i fundit në Instagram nuk mund të cilësohet si i zakonshëm.

“Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu. Si? Pse? Shqipëria është lule. Më trego një vend në botë që i ka spiunët falas”, ka shkruar Flori në InstaStory në llogarinë e tij në Instagram.

Në fakt ky shkrim kaq kriptik, nuk mund të dihet nëse lidhet me ndonjë situatë politike në vend apo me ndonjë ndodhi në jetën e tij personale. A po thjesht një batutë që mban firmën e tij?

Sidoqoftë, postimet e tilla ngrisin shumë kureshtjen e ndjekësve marrë parasysh ‘zhdukjet’ e vazhdueshme të artistit nga mediat sociale.

Kujtojmë se herën e fundit që Flori vendosi të largohej nga rrjetet e tij sociale kjo zgjati për muaj. Mirëpo kjo mungesë vlejti edhe për prurjet e tij muzikore, duke mos publikuar asnjë projekt të ri.

Vitin e kaluar, artisti ishte distancuar nga muzika dhe rrjetet sociale për muaj të tërë, duke u kthyer më pas në muajin gusht të vitit 2019. Asokohe artisti hyri në Instagram ku postoi një video për t’ju treguar njerëzve se iu është shumë mirënjohës dhe i falënderoi të gjithë ata që e kanë kujtuar dhe e kanë uruar për ditëlindje. /Insajderi.com