Cricket rikthen disa nga hitet e pavdekshme në albumin “Nostalgjia”

Cricket rikthen disa nga hitet e pavdekshme në albumin “Nostalgjia”

Këngë hit si ajo e Shyhrete Behlulit me titullin “Ende e dua”, u rikthye nga Cricket – emri i vërtetë i të cilit është Donat Prelvukaj – në bashkëpunim me Numan në maj të vitit të kaluar. Ripërpunimi me titull “Kthema kohën” ka një qasje krejt ndryshe të këngës, gjë që u mirëprit tejet mirë nga publiku.

Më pas ky trend i veçantë i producentit vazhdoi në këngët “Më fal” (Elita 5) dhe “Mesazhi” në kujtim të Dr. Florit, njofton Insajderi.

E tani producenti përsëri në bashkëpunim me Numen risolli disa nga këngët e pavdekshme të muzikës moderne.

Një nga këngët është “Pa fat”, kënga e famshme e vitit 2015 kënduar nga Nora Istrefi dhe Sinan Vllasaliu.

Një tjtër është edhe kënga me titull “Faleminderit” e grupit muzikor Elita 5.

Përpos këtyre, pjesë e “Nostalgji” është edhe “Dashuria”, e cila në origjinal është “Fjalët që na ndan” kënduar një dekadë më parë nga Ramadan Krasniqi.

Në album përfshihet edhe kënga “Ëndrrat” nga Trix.

E fundit që mbyll “Nostalgji” është “Gemstones”. Bashkëpunim me Lui$a (Luisa Boshnjaku). /Insajderi.com