Cristiano Ronaldo është një nga të paktët në botë që zotëron orën më të shtrenjtë Rolex në histori, transmeton Insajderi.
Sulmuesi i Juventusit u shfaq në Dubai Globe Soccer Awards përsëri në janar të vitit të kaluar i veshur me një “Ice Master Rolex”.
Kjo orë do t’i ketë kushtuar fituesit të pesë herë Topit të Artë një shumë të majme rreth 400,000 mijë euro falë orës që përbëhej nga ari i bardhë 18 karat.
Përveç kësaj, 30 karat diamantë të bardhë janë përfshirë gjithashtu në të gjithë byzylykun dhe kornizën.
Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve kanë orën e cila përshkruhet si ‘Një shkrirje perfekte e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik’ nga Bob’s Watches
Në vitin e kaluar u zbulua nga ‘The Sun’ se Ronaldo ishte bërë miliarderi i parë i futbollit në 2020.
36-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet, sipas Forbes , ishte gjithashtu atleti me fitmet më të larta, pasi bëri afro dy milionë euro vetëm përmes Instagramit.
Me një total prej mbi 400 milionë ndjekësish në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe pagën dhe shpërblimin e tij vjetor 65 milionë dollarë në klubin aktual Juventus, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.
Ronaldo grumbulloi 105 milionë dollarë në përgjithësi në vitin 2020, i cili përfshinte 45 milionë dollarë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe bëri një milion dollarë më shumë se rivali i tij, Messi.
Por në 2021, kapiteni i Portugalisë humbi garën që të bëhej atleti më i paguar në planet pasi Conor McGregor u rendit në vendin e parë.