Cristiano Ronaldo është ‘nën hetim’ pasi theu rregullat e Coronavirus-it pasi bashkë me të dashurën e tij Georgina Rodriguez udhëtoi për në një vendpushim luksoz të skive për ditëlindjen e saj të 27-të, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Ronaldo, 35 vjeçar e çoi të dashurën e tij në vendpushimin e Courmayer, 93 milje larg Torinos, duke kaluar kufijtë midis Piemonte dhe Valle D’Aosta për dy ditë pushim.
Sipas medias italiane “Corriere dello Sport”, ata qëndruan në një hotel ishte mbyllur zyrtarisht, ndërsa Ronaldo dhe Rodriguez morën edhe një makinë dëbore – përkundër se sipas rregullave në Itali udhëtimi mes qyteteve është i ndaluar.
Alarmi u ngre, pas postimeve në rrjete sociale që nxori zbuluar çiftin. Dyshja nuk është gjobitur, por video që i tregonte ata në vendpushimin në mediat sociale u hoq menjëherë. /Insajderi.com