Çun Lajçi pyet Kurtin: A përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit?

Çun Lajçi pyet Kurtin: A përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit?

Aktori, Çun Lajçi, është shprehur i dëshpëruar me vendimin e Qeverisë  së Kosovës për të zbritur shtesat e pensionistëve.

Qeveria e Kosovës të mërkurën mori vendim që shtesat nga 30 euro që merrnin pensionistët muajt e fundit për shkak të pandemisë të zbriten në 10 euro. 20 euro më pak.

“A po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit a”, ka shkruar Çuni referuar Albin Kurtit.

Çuni javë më parë e kaloi virusin COVID-19, ai ishte ankuar se “paratë e kursyera për ta blerë një iphone i ka shpenzuar në ilaqe”. /Insajderi.com

 

O Albin shoqalani

Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej…

Posted by Çun Lajçi on Thursday, 22 April 2021