“Çunat e Rrugës” e Gjikos, arrin një milion klikime për dy ditë

“Çunat e Rrugës” e Gjikos, arrin një milion klikime për dy ditë

Hip hop ylli shqiptar, Gjiko, të dielën lansoi projektin e ri muzikor “Çunat e Rrugës”, për të cilin është shprehur si një ndër krijimet më të veçanta të tij.

Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa siç duket reperi i kushtoi një rëndësi mjaft të madhe edhe klipit, duke sjellë kështu një skenar filmi në këngën e re.

MOS E HUMBISNI:
Reagimi i prishtinasve kur pyeten, “Hey a e din se frajerin e ki gay”

 

Videoklipi po ashtu ka dhe aktorë të cilët përshtaten mjaft mirë me lirikën që trajton kjo këngë.

Se projekti u mirëprit kjo dëshmohet edhe me anë të klikimeve që ka grumbulluar për vetëm dy ditë në platformën YouTube.

Një milionëshi tashmë ka filluar për Asdren Gjikollin (emri i vërtetë i reperit), teksa u shndërrua në hit menjëherë.

“Hajde flasim me të vërtetë. Çunat e Rrugës, 1 milion, faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Gjiko në një nga postimet e fundit që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Veç tjerash, reperi nga Peja ka paralajmëruar gjëra të mëdha gjatë këtij viti dhe është duke punuar vazhdimisht për prurjet e reja.