“Të gjithë e dinë këtë, edhe ata”, theksoi Daç" />

Daçiq: Përsëri nuk do të lejojmë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se është i sigurt që Kosova do të humbasë nëse do të vijë deri te votimi në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Kili.

Daçiq: Përsëri nuk do të lejojmë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

“Të gjithë e dinë këtë, edhe ata”, theksoi Daçiq për gazetën serbe “Politika”.

Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Nebojsha Stefanoviq, dhe Daçiq organizuan një konferencë gjatë së mërkurën për diplomatët ku morën pjesë përfaqësues të Bosnjës, Algjerisë, Angolës, Koresë, Rusisë.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it fillon në orën 11:00 të ditës së martë (15 tetor), dhe dita e tretë e seancës, e enjte 17 tetor, do të përfshijë kërkesën e Prishtinës për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë.

Nëse do të ketë votim, ai do të vazhdojë në dy raunde këtë vit. Kjo është hera e katërt që INTERPOL-i vendos rreth kërkesës së Kosovës. Për t’u bërë pjesë e kësaj organizate nevojitet mbështetja e dy të tretave të vendeve./Insajderi.com.