Dafina kritikon kolegët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale: “T’ju vijë turp që i thoni vetes patriota”

Dafina kritikon kolegët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale: “T’ju vijë turp që i thoni vetes patriota”

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Dafina Zeqiri ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me indiferencën e përdoruesve të rrjeteve sociale, përfshirë këtu edhe kolegët e saj nga Kosova Shqipëria, të cilët nuk përdorin platformat e tyre për t’i dhënë zë një peticioni, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për peticionin e nisur në Change.org drejtuar gjigantit Apple, ku kërkohet që të vendoset shteti i Kosovës në hartë.

Vetë, artistja ka qenë ndër të parat që ka përdorur platformat e saj në Tëitter e Instagram, për të përhapur sa më shumë peticionin i cili momentalisht ka mbledhur mëse 171 mijë nënshkrime.

Por kjo indiferencë e ka acaruar artistes, ku ata që nuk po i dalin në krah vendit dhe më kot shtiren si patriota.

“Duhet t’ju vijë turp që i thoni vetes patriota dhe s’po keni kohë të hyni online në telefon (aty ku rrini gjithë ditën e gjithë natën duke qeshur më shumë me njëri tjetrin nga sa e mbështesni!)”- shkruan Zeqiri, duke iu kërkuar të gjithëve të reagojnë në kohë për të drejtat e Kosovës.

Kjo kritikë i drejtohet edhe kolegëve të saj të industrisë, që nuk po i japin zë thirrjes për të drejtat e popullit kosovar. /Insajderi.com