Dafina rrëfen “tmerrin” që kishte përjetuar gjatë klipit “Vuj vuj vuj”

Dafina rrëfen “tmerrin” që kishte përjetuar gjatë klipit “Vuj vuj vuj”

Pak ditë më parë Dafina Zeqiri publikoi këngën e saj më të re “Vuj vuj vuj”.

Që në momentet e para kënga u prit mjaft mirë nga publiku,dhe ka marrë mijëra klikime.

Kënga është shoqëruar me një videoklip të veçantë, i cili duket se e ka ‘torturuar’ Dafinën derisa e ka realizuar.

Dafina ka publikuar ditën e sotme një video të shkurtër përmbledhëse nga prapaskenat e xhirimit të klipit.

Këngëtarja ka treguar se gjatë xhirimeve nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore, pasi ishte ftohur dhe nuk duhej të lëvizte nga shtrati.

Megjithatë duket se ajo nuk i ka ndjekur këto rregulla dhe është përpjekur për të realizuar klipin edhe në ato kushte.

12 ore pasi lashe spitalin dhe serish vazhdoj performancen. 10 ore duke xhiruar pas asnje problem. Fuqia e gruas“,- shkruan Dafina në një postim në Instastory.