
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është treguar mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale duke postuar foto nga pushimet me të dashurin në Turqi, shkruan Insajderi.
E pas pushimeve, ajo ka bërë së fundmi një tjetër postim, me të cilin i ka befasuar fansat e saj.
Ajo ka shfaqur barkun e saj të plotë në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes figurave ka shkruar “foshnje apo buka e tepërt”.
Kjo i ka konfuzuar fansat e saj nëse Dafina mund të jetë shtatzënë, pasi ajo ka tash e sa kohë që është në lidhje dashurie me DJ Geek.
Dafina përndryshe deri më tani është shquar për linja atraktive trupore dhe ka vënë gjithmonë në dukje se është e pasionuar pas palestrës./Insajderi.com