
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktivë këtë verë duke sjellë projekte të reja muzikore.
Ajo prej kohësh ka bërë të ditur se po punon për albumin e saj të titulluar ”Dafinë moj”.
Gjatë ditës së djeshme, Dafina ka publikuar emrat e këngëve që do të përmbajë albumi i saj, madje i ka publikuar edhe emrat e artisteve me të cilët do të bashkëpunoj.

Mirëpo së fundmi Dafina ka postuar disa fotografi teksa shihet në studio muzikore me Tunën, Elinel dhe producentin Rzon.
”Mbrapa skenave”, ka shkruar Dafina krahas fotografive.
Në listën e artistëve që do të marrin pjesë janë edhe : Lumi B, MC Kresha, Buta, DJ Geek, Argjentina Ramosaj.

Albumi përmban 14 këngë, ndërsa data e lansimit ende nuk dihet.
Ndërsa projekti i fundit i Dafina Zeqirit është ”Llafe Llafe”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Lyrical Son më 8 gusht./SHQIP.com