![Dafina sjell fotografi nga përgatitja e albumit me Tunën, Elinel dhe producentin Rzon](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/08/Dafina-3-730x440.png)
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktivë këtë verë duke sjellë projekte të reja muzikore.
Ajo prej kohësh ka bërë të ditur se po punon për albumin e saj të titulluar ”Dafinë moj”.
Gjatë ditës së djeshme, Dafina ka publikuar emrat e këngëve që do të përmbajë albumi i saj, madje i ka publikuar edhe emrat e artisteve me të cilët do të bashkëpunoj.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/08/Eli.png)
Mirëpo së fundmi Dafina ka postuar disa fotografi teksa shihet në studio muzikore me Tunën, Elinel dhe producentin Rzon.
”Mbrapa skenave”, ka shkruar Dafina krahas fotografive.
Në listën e artistëve që do të marrin pjesë janë edhe : Lumi B, MC Kresha, Buta, DJ Geek, Argjentina Ramosaj.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/08/Tuna.png)
Albumi përmban 14 këngë, ndërsa data e lansimit ende nuk dihet.
Ndërsa projekti i fundit i Dafina Zeqirit është ”Llafe Llafe”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Lyrical Son më 8 gusht./SHQIP.com