Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj më të ri.
Albumi titullohet” Dafina Moj”, dhe ka 14 këngë të cilat shumica janë bashkëpunime.
Ajo javën e kaluar ndau me fansat imazhet e kopertinës së albumit, ku shfaqet në një fushë me dele, teksa mban në duar një qengj të vogël.
Ndërsa ajo gjatë ditës ka njoftuar për një iniciativë të ndërmarrë së bashku me grupin e saj, Moneyz.
Ajo ka treguar së më të hollat që do t’i përfitojë nga shitja e albumit do t’i dhurojë për Shoqatën e Autizmit.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instastory ku shihët që ajo më grupin e saj ka vizituar këtë shoqatë.
“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri-tjetrit me kauza të ndryshme”, ka shkruar këngëtarja e shumë hiteve.
Sidoqoftë, nuk ka akoma një datë të saktë të publikimit të albumit.
Në anën tjetër, Dafina ka lansuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim më këngëtaren, Arilena Ara e cila titullohet “Thirre policinë’’./Insajderi.com