Pas pak muajsh që Dafina Zeqiri dhe bashkëpunëtori i saj Dj Geek, konfirmuan se janë në një lidhje, në prill të vitit të kaluar ata konfirmuan edhe ndarjen, njofton Insajderi.
Lajmin për ndarje e kishte konfirmuar vet ajo në një intervistë për Revistën “Story” në Shqipëri, duke u shprehur se bashkë me DJ Geek nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në jetë, dhe kështu nuk deshën që kjo të ndërhynte edhe ne jetën e tyre profesionale.
“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, ishte shprehur ajo.
Duke respektuar raportet brenda ekipit të saj të punës, Dafina më tutje arsyetoi edhe vendimin që dyshja kishin marrë.
“Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, kishte shtuar ajo.
Mirëpo në muajt e fundit të vitit 2020, filloi të shihej një afërsi mes tyre, edhe pse për muaj të tërë pas ndarjesh ata sërish ishin parë në shoqërinë e njëri tjetrit.
Por, pranvera mund të ketë ftohur lidhjen e tyre, shkëndijat u ri-ndezën këtë dimër.
Sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja konfirmoi edhe ribashkimin duke ndarë dy fotografi, ku në njërën prej tyre shihen duke shkëmbyer një puthje. /Insajderi.com
View this post on Instagram