Dafina Zeqiri dhe Jonida Maliqi të dyja zgjodhën xhaketën që kushton mbi 5.000 euro

Dafina Zeqiri dhe Jonida Maliqi të dyja zgjodhën xhaketën që kushton mbi 5.000 euro

Së fundmi e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” Dafina Zeqiri u shfaq me një xhaketë të gjatë të zezë të ‘Balmain’. Detajet e qëndisjes me fije të argjendë kombinuar me gurë ishin ato çka e bënin veshjen edhe më të veçantë, njofton Insajderi.

Por kjo nuk është hera e parë që shohim xhaketën e njëjtë – që në fakt spikatë veten – të veshur nga të famshmet tona.

Po të njëjtën kishte zgjedhur edhe Jonida Maliqi, për të realizuar një set fotografik.

Ndonëse xhaketë e njëjtë, dy gratë arrijnë të përvetësojnë në mënyra të ndryshe stilin e xhaketë luksoze.

Jonida zgjodhi ta kombinojë me një palë syze dhe bizhuteri të arta dhe vërehet që mban më të mbyllur dekoltenë, kurse Dafina ka nxjerrë në pah tatuazhin e gjoksin në dekoltenë e hapur të jakave të xhaketës, duke shtuar edhe një palë vathë minimalistë.

Xhaketa e zezë e qëndisur, është dizajn i shtëpisë luksoze franceze Balmain, dhe xhaketa e njëjtë shitet për 5.283 euro, e që momentalisht në faqen zyrtare të brendit luksoz, të gjitha janë shitur. /Insajderi.com

BALMAIN Black knit dress with silvertone buttons and embroidery Dress Woman dBALMAIN Black knit dress with silvertone buttons and embroidery Dress Woman e