Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen – duhet të shihni surprizën që i bëri i dashuri

Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen – duhet të shihni surprizën që i bëri i dashuri

Sot, Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, mirëpo festa ka nisur më herët.

Këngëtarja, i dashuri i saj DJ Geek dhe miqtë e saj më të mirë janë nisur për në Shqipëri ku kanë prenotuar edhe një vilë të rivierës shqiptare, për një javë të plotë.

Sapo ora shënoi 00:00, dhe u ndërrua data ajo u përcoll drejt oborrit të vilës ku po e priste një befasi e madhe – e gjitha e përgatitur nga i dashuri i saj.

Shumë fishekzjarrë, tullumbace dhe ushqim okuponin pjesën e oborrit ku të gjithë do të festonin për 31 vjetorin e këngëtares.

Nuk kishte si të mungonte as një urim i DJ Geek në Instagramin e tij, i cili publikoi disa foto të ëmbla të tyre.     “Urime ditëlindjen e dashur”, shkroi ai. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ GEEK (@djgeek)